LAJMI I FUNDIT:

Weller: Me marrëveshjen e fundit Kosova për herë të parë është në një pozitë të mirë

Weller: Me marrëveshjen e fundit Kosova për herë të parë është në një pozitë të mirë

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës – që solli pavarësinë e Kosovës, Marc Weller, në intervistë për “Kallxo Përnime” ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë që për herë të parë Kosova është në një pozitë të mirë strategjike.

Weller tha se Serbisë po i kërkohet diçka shumë e vështirë, pra, Serbia duhet të heqë pjesën nga Kushtetuta e saj që pretendon se Kosova është pjesë integrale e saj dhe duhet ta njohë Kosovën.


“Pra, koncesioni i madh duhet të vijë prej anës së Serbisë dhe kjo është shumë, shumë e vështirë. Në anën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë ky çekuilibrim në favor të Kosovës, Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata” – ka shtuar Weller.

Tutje Weller ka thënë se nëse Kosova angazhohet në mënyrë konstruktive në të gjitha pjesët e kësaj marrëveshjeje fillestare në rrugën drejt normalizimit të plotë, atëherë Serbia nuk mund të fshihet pas argumentit se Kosova po e pengon procesin dhe sipas tij, çështja e njohjes ende nuk ka dalë realisht në diskutime.

“E mira që ka ndodhur është se BE-ja dhe SHBA-ja kujtojnë letrën e Presidentit Biden që ju sapo e përmendët, dhe kanë konfirmuar se synimi në përgjithësi mbetet njohja e plotë. Ata e quajnë atë një qasje të përqendruar në njohjen në negociatat e mëtejshme për normalizimin. Pra, kjo është në të vërtetë shumë e dobishme. Dhe kjo ishte me të vërtetë hera e parë në letrën e Bidenit e dërguar para pak më shumë se një viti e ku kjo thuhej kaq qartë” – ka thënë më tej Weller.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori