Weitz: Nevojitet ndryshimi i Kushtetutës, por edhe të sigurohet se nuk do të ketë kërkesa shtesë për Maqedoninë e Veriut

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Weitz thotë se vendit i nevojitet ndryshimi i Kushtetutës që të hap kapitujt për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Thomas Weitz për AIM-në tha se shikon indikacione se kjo qeveri është e gatshme të ecë përpara në integrimet evropiane, nëse ka garanci se Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja dhe nuk do të bllokojë më tej procesin.
“Duhet të sigurohet një ndryshim i Kushtetutës, por edhe të sigurohet që të mos ketë kërkesa shtesë, duhet të jetë detyruese dhe ndjenja është e tillë në Bashkimin Evropian. Qeveria vështirë se do të jetë në gjendje t’u shpjegojë votuesve nëse nuk ka garanci. Duhet të punojmë për të dhënë garanci dhe se nuk do të ketë kërkesa të reja”, tha eurodeputeti austriak Weitz, i cili vjen nga të Gjelbërit.
Lidhur me kërkesën e Qeverisë për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, Weitz shprehu dyshimin se ato mund të kalojnë.
“Ajo që është legjitime është se Qeveria po kërkon qartësi për kërkesat, por nuk besoj se do të kalojë kërkesa për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar”, tha Weitz.
Ai theksoi se duhet të gjenden garanci se nuk do të ketë më bllokime dhe se për momentin nuk e di zgjidhjen e saktë, por për pesë deri në gjashtë muaj mund të thotë një zgjidhje më konkrete.
Weitz vlerësoi se vendi u bë viktimë e çështjes dypalëshe me Bullgarinë, sepse negociatat nuk janë të lehta, por sepse rrethanat e reja gjeostrategjike pas pushtimit rus në Ukrainë, treguan se Ballkani Perëndimor nuk është diku jashtë, por në thelbin e Evropë.
Sa i përket progresit në reforma, Weitz tha se vendi po përparon më mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por ajo që mungon është zbatimi i legjislacionit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit