Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, pret një angazhim më të fortë të qeverisë së re gjermane për një rifillim serioz të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha se me shkuarjen e kancelares Merkel pret një marrëdhënie të re të Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiqit dhe “fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që e kemi parë në 10 vitet e fundit”.
Nga sot (e mërkurë) në Gjermani është në pushtet një koalicion i ri, kurse qeveria drejtohet nga një kancelar i ri për herë të parë, pas 16 vitesh qeverisje të Angela Merkelit.
Sipas ekspertit gjerman për Ballkanin, transmeton “N1”, kjo nuk është vetëm një epokë e re për Gjermaninë, por edhe një epokë e re e marrëdhënieve të Gjermanisë me Serbinë.
“Pres ndryshime ndaj Serbisë. Qëndrimi i qeverisë së kancelares në largim Merkel filloi me politikën parimore të vendosjes së dialogut politik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbi parime të qarta dhe në një kornizë të qartë negociuese. Ajo në një farë mënyre e krijoi zotin Vuçiq dhe fillimi i tij u shënua nga një farë evropianizimi i politikës së tij. Por, për shkak të humbjes së drejtimit strategjik të kësaj politike të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Gjermania dhe kancelarja në fund, ne morëm një shikim përmes gishtave të Berlinit dhe Brukselit për gjendjen dhe zhvillimin e demokracisë në Serbi. Në të njëjtën kohë, kancelarja dhe Berlini mbetën mjaft duarthatë, sepse ai dialog [Kosovë-Serbi], ndryshe nga fillimi i tij historik, u kthye në të kundërtën e tij”, shpjegon Weber, përcjell Telegrafi.
Analisti gjerman vlerëson se “marrëdhënia mes Merkeli-Vuçiq, e cila deri diku krijoi regjimin aktual në Serbi, dhe në një farë mënyre kancelarja dhe Berlini ishin peng i kësaj marrëdhënie, tani shkon bashkë me zonjën Merkel”.
“Kështu që, veçanërisht për shkak të rolit të gjelbërve në qeverinë e re, unë pres një kthesë politike”, tha ai.
Weber thotë se pret një qëndrim më të fortë dhe një angazhim më të fortë nga qeveria e re gjermane.
“Pres një angazhim më të fortë për integrimin në BE dhe grindje të hapur me presidentin francez Macron për bllokadën e tij për anëtarësim të ri. Pres një angazhim më të fortë të qeverisë së re për një rifillim serioz të negociatave të Serbisë me Kosovën, të cilat janë bllokuar plotësisht vitet e fundit dhe në të njëjtën kohë, pres një marrëdhënie të re mes qeverisë së re dhe Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiqit në Serbi, i mbështetur në me theks të veçantë në parimet demokratike dhe vlerat e sundimit të ligjit, si dhe fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që e kemi parë në 10 vitet e fundit”, shpjegon Weber. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?