LAJMI I FUNDIT:

Warriors kthehen te fitorja (Video)

Warriors kthehen te fitorja (Video)

Pas dy humbjeve radhazi në NBA, Golden State Warriors është rikthyer tek fitorja.

E udhëhequr nga dyshja Stpehen Curry dhe Klay Thompson, Warriors kanë triumfuar me vështirësi 112:105 përballë New York Knicks.

Fundori Stephen Curry ishte më efikasi në këtë takim duke realizuar 31 pikë, me pesë tre pikësha, ndërsa shtoi edhe tetë kërcime dhe gjashtë asistime.


Curry u ndihmua shumë nga Klay Thompson që ishte fantastik me 29 pikë të realizuara.

Ndërkohë tek Knick u dallua Kristaps Porzingis me 24 pikë, 15 kërcime e dy asistime por të pa mjaftueshme për fitore.

Ndeshje tejet interesante u zhvilluara edhe ajo mes New Oreleans Pelicans dhe Los Angeles Lakers ku fitore shënuan të parët.

Pelicans triumfuan në fund me tetë pikë epërsi 105:97.

Fantastik në këtë përballje ishte dyshja Anthony Davis dhe DeMarcus Cousins që së bashku shënuan 57 pikë.

Davis realizoi 31 pikë, bëri nëntë kërcime, dhuroi dy asistime dhe tri bllokada.

Ndërkohë Cousins ishte i mrekullueshëm me 26 pikë, 15 kërcime dhe një bllokadë.

https://www.youtube.com/watch?v=UdlgNyLY_hI

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Jrue Holiday që shënoi 20 pikë, bëri pesë kërcime dhe 12 asistime.

Tek Lakers u dalluan Nick Young që shënoi 19 pikë, ndërsa paraqitje të mirë patën edhe dyshja Brandom Ingram dhe D’Angelo Russell që shënuan nga 16 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta – Indiana, 96-97
New York – Golden State, 105-112
Phoenix – Boston, 109-106
Washington – Orlando, 115-114
Sacramento – Utah Jazz, 109-110
Dallas – Oklahoma, 104-89
Lakers – New Orleans, 97-105

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori