Afati kalimtar i verës po afrohet dhe zërat për të ardhmen e Mauro Icardit vetëm sa po shtohen më shumë e më shumë.

Raportet e argjentinasit dhe klubit nga Milano për momentin nuk janë aspak të mirë, atij i është hequr shiriti i kapitenit, ndërsa 26-vjeçari nuk po luan me pretekstin se po ndjen dhimbje në gju.


Agjentja dhe gruaja e lojtarit, Wanda Nara, ka rritur zërat se e ardhmja e Icardit mund të jetë te Real Madridit.

Icardi Wanda 1 (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ajo ka filluar të ndjek llogarinë e Los Blancos në Instagram dhe ka mjaftuar kjo që mediat të raportojnë se kontaktet mes klubit spanjoll dhe agjentes kanë filluar.

Aktualisht ish-sulmuesi i Sampdorias ka një klauzolë liri prej 110 milionë euro, e cila vlen vetëm nga 1 deri 15 korriku, ndërsa kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2021.

Përveç Realit me emrin e lojtarit janë lidhur edhe Juventusi e shumë klube angleze.

Icardi këtë sezon ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/

87dd6185b191e4d55d970c0427cb778e 33676 1551779521

telegrafi sport app