Ish-shefit të misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadorit William Walker, të premten iu nda titulli “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka”, në Pejë.
Walker gjatë fjalës së tij, tha se do donte të fliste për masakrën e Reçakut, por siç tha ai këto fjalë do t’i ruajë për të dielën (15 janar), ditën kur ka ndodhur masakra e Reçakut në vitin 1999.
Ish ambasadori i OSBE-së pas marrjes së titullit “Doctor Honoris Causa” falënderoi Universitetin “Haxhi Zeka”, ndërsa tha se është krenar për marrjen e këtij titulli nga ky universitet, raporton Telegrafi.
Ai gjithashtu tha se këtë titull është duke e marr në njërën nga qytetet më të parapëlqyera të tij, Pejë. Walker tha se i ka miq të mirë, Behgjet Pacollin dhe Ekrem Llukën, ndërsa lëshoi edhe një batutë për kryeministrin Kurti e Behgjet Pacollin.
“Dua të falënderoj Universitetin ‘Haxhi Zeka’, për nderin që më keni bë mua sot. Kam dëgjuar shumë për këtë universitet dhe jam krenar që ta marr çmimin sot. Kjo po ndodh sot në Pejë, njëri nga vendet e parapëlqyera në Kosovë. Mendoj që Kurti dhe Pacolli do të donin të kishin lindur në Pejë. Prej vizitës time të parë në Kosovë asnjëherë nuk e kam lënë pa e vizituar Pejën. Kam marr gjithmonë mikpritjen të ngrohtë, si nga Ekrem Lluka, familja Kelmendi, rektori i Universitetit, etj”, u shpreh ai.
Ai po ashtu tha se kudo që ka shkuar nëpër botë, askund nuk ka dëgjuar të jetë kënduar më bukur kënga e vendit të tij.
“Siç është përmendur në biografinë time, kudo që kam shkuar si ambasador çdo herë është kënduar kënga e vendit, mirëpo asnjëherë nuk është kënduar më bukur se si kori sot këtu. Himnin tim kombëtar që këta e këndojnë aq shumë bukur, kjo më bën të mendoj që ata e kanë kënduar shumë shpesh”.
Walker po ashtu përmendi edhe periudhën e pandemisë, ku tha se fatkeqësisht për tri vite radhazi nuk ka arritur t’i vizitojë qytetarët e Reçakut, raporton Telegrafi.
“Fatkeqësisht në vitet 2020, 2021 dhe 2022 s’kam arritur t’i vizitojë qytetarët e Reçakut, kjo për shkak se nuk ndihesha mirë, dhe kam mbetur në shtëpinë time, për shkak të COVID-19. Jam shkëputur pak nga Kosova këto vite. Një qeveri e re erdhi në vend, personalitete të reja erdhën që do të udhëheqin me këtë vend. Një udhëheqësi e re, e cila duhet të testohet…Kanë ndodhur trazira më tej në peizazhin evropian këto vite. Pra, këto kanë qenë vite të rëndësishme në Kosovë, një kryeministër i ri, kabinet i ri dhe uroj që të bëni zgjidhje të problemeve me të cilat ky vend po përballet”, ka thënë ai.
Walker gjithashtu foli dhe për luftën në Ukrainë, dhe tha se Kosova është shembulli më i ri i këtij realiteti.
“Kam kaluar jetën time siç u përmend në çështje kaotike, në pjesë të ndryshme të botës dhe shembulli më i ri i këtij realiteti ishte në Kosovë. Epo sot është në Ukrainë. Jam njëri prej atyre që kaluar tetë muaj duke u marr me botën reale. Me kampet e refugjatëve që kanë dalë si pasojë e asaj lufte. Me krimet kundër njerëzimit dhe kjo për mua paraqet dhe përbën realitetin, që jo vetëm populli i Kosovës në vitin 1999 e kanë përjetuar, por shumë njerëz në këtë planet sot janë duke e përjetuar botën e vërtetë të gjërave të tmerrshme që po ndodhin. Nuk dua të them që bota është vend i keq, nuk është vend i keq. Nuk dua të them që kompjuterët janë të këqi, s’dua ta përçoj këtë mesazh. Unë e dua kompjuterin tim. Djemtë e vajza ime bëjnë shumë e shumë gjëra me kompjuter, po ashtu edhe shumë të rinj në SHBA kalojnë shumë kohë në kompjuter”, tha ai. /Telegrafi/
𝐖𝐢𝐥𝐥𝐢𝐚𝐦 𝐖𝐚𝐥𝐤𝐞𝐫 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 “𝐃𝐨𝐜𝐭𝐨𝐫 𝐇𝐨𝐧𝐨𝐫𝐢𝐬 𝐂𝐚𝐮𝐬𝐚” 𝐧𝐠𝐚 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐏𝐞𝐣𝐞̈𝐬 "𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢 𝐙𝐞𝐤𝐚"#Telegrafi #WilliamWalker #Peja pic.twitter.com/T2mR5L3S15
— Telegrafi.com (@Telegrafisti) January 14, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi