LAJMI I FUNDIT:

LVV optimiste për numërimin edhe të 1806 fletëvotimeve nga diaspora

LVV optimiste për numërimin edhe të 1806 fletëvotimeve nga diaspora

Mos procedimi i 1 mijë e 806 fletëvotimeve nga diaspora për numërim dhe refuzimi i ankesës në PZAP, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje sërish t’i drejtohet Gjykatës Supreme.

Partia fituese e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare, po kërkon që këto fletëvotime të njihen si të vlefshme, teksa Supremja thotë se brenda 72 orëve pritet të marrë vendim për këtë çështje.

Anëtarja e LVV-së në KQZ, Nazlie Bala tha për KosovaPress se asnjë institucion nuk mundet që t’i mohojë të drejtën e votës së qytetarëve, ndërsa shprehu bindjen e saj se ky institucion gjyqësor do të marrë vendim të drejtë.


Në rastin e kundërt, Bala thotë se do të zvarritë procesin zgjedhor, ku nuk e mohon mundësinë që certifikimi i zgjedhjeve të shtyhet deri në dhjetor.

“Vendimi të cilin Paneli Zgjedhor e solli, ishte në kundërshti dhe antikushtetues sa i përket njohjes së të drejtës së votës nga ana e qytetarit. Sërish, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme duke u thirr çdo herë në të drejtën kushtetuese, për të njohur dhe pranuar këto pako që kanë mbërri në faksin postal të KQZ-së. E kundërta e kësaj, është një tentim për zvarritjen të shpalljes së rezultateve dhe certifikimit të rezultateve të procesit zgjedhor të 6 tetorit. Ata qytetarë të cilët i kanë dërguar 1 mijë e 806 pako fletëvotime kanë të drejtën e tyre kushtetuese. Absolutisht, asnjë institucion, asnjë ligj nuk mundet t’ua mohojë të drejtën për të votuar. Vendimi i Gjykatës Supreme ka qenë vendim për njohjen e të drejtës së votimit. Prandaj çdo akt tjetër në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, tha Bala.

Nazlie Bala, Lëvizja Vetëvendosje

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se do të zbatojnë çdo vendim që sjell Gjykata Supreme, teksa nuk ka mund të japë një datë konkrete se kur mund të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor, pasi kjo varet nga mundësia e ankesave tjera të partive politike dhe kandidatëve për deputetë.

“Nuk më takon mua që të flas me afatet kohore me ditën e saktë se kur mund të shpallim rezultatin përfundimtar. Pasi ne e dimë që aktualisht një subjekt politik këtë rast, Vetëvendosje ka ankimuar çështjen, pas PZAP-së në Gjykatën Supreme. Ne duhet të presim vendimin e këtij institucioni për të parë dhe proceduar pastaj në zbatim të atij vendimi, çfarëdo qoftë ai”, tha Elezi.

Pikërisht për këtë çështje edhe organizata “Germin”, sot ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për t’u numëruar 1806 fletëvotimet nga diaspora.

Ndërkaq, përmes një përgjigje me e-mail , zëdhënësi i Gjykatës Supreme, Vullnet Sokoli bëri të ditur se sot kanë pranuar ankesën e VV-së dhe brenda 72 orëve do të marrin vendimin.

Një ditë më parë Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 fletëvotimeve nga mërgata. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori