Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve  për seancë të jashtëzakonshme.

Në kërkesën të cilën e ka siguruar Telegrafi, shkruan se  "Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në bazë të nenit 69 të paragrafit 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 38  të  Rregullores së Kuvendit, kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të procedojë me çështjen në vijim:


Diskutimi mbi  dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si "Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë".

VV dhe LDK, kanë kërkuar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të mërkurën më 26 dhjetor 2018, duke e cilësuar si problematik  dhe të dëmshëm këtë draft marrëveshje  për shtetin e Kosovës.

Deri më tani siç mëson Telegrafi, VV dhe LDK kanë arritur t'i mbledhin 40 nënshkrime./Telegrafi/

48415934 297408864238033 1365108767523340288 n e1545402259984

48395617 265999877412209 7367194558590877696 n

48405422 2011192039179407 9118140609343782912 n

48416034 726788941029934 977610285432963072 n

48425455 1844163429045782 4398660695722295296 n

48427981 362794204533189 524867977351266304 n