LAJMI I FUNDIT:

I vuri flakën djalit të dajës dhe kreu marrëdhënie me kushërirën – detaje tronditëse nga e kaluara e Altin Çokut

I vuri flakën djalit të dajës dhe kreu marrëdhënie me kushërirën – detaje tronditëse nga e kaluara e Altin Çokut

Altin Çoku 39 vjeç banues në Kamzë u arrestua nga policia për rastin e vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u vetëhodh nga kati i 4 i pallatit pas publikimit në TikTok të një fotoje intime të saj me vetë 39-vjeçarin.

Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes, por emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka zbuluar edhe skedën kriminale të Altin Çokut në vitin 2010.

Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, konkretisht vajza e dajës.


Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Pas këtij momenti, kushërira e tij 18-vjeçare i dha fund marrëdhënies me të, por Altin Çoku insistonte që të vazhdonin lidhjen, madje duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar, që ishte djali i tij i dajës.

Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, i dyshuari që shpërndau foton e të resë: Ma punoi shoku i ngushtë
Lexo po ashtu Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, i dyshuari që shpërndau foton e të resë: Ma punoi shoku i ngushtë

Deri sa në vitin 2010, Altin Çoku kreu një krim monstruoz. Më 31 mars të atij viti rreth orës 11:30, djali i tij i dajës 15-vjeçar ka qenë duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku, i cili kishte marrë një shishe me lëndë djegëse, ju afrua dhe e spërkati me të në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse. Pastaj u largua.

15-vjeçari i mituri që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilës i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. I mituri mundi të shpëtonte, por kishte pësuar djegie të rënda në masën 25%.

Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxorri para përgjegjësi Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë.

Mirëpo një raport i ekspertizës mjeko-ligjore e nxorri Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj Altin Çokut u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg. /TvKlan/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori