LAJMI I FUNDIT:

Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA

Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA

Aleksandar Vulin, ish-ministër i Policisë është emëruar sot drejtor i drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA.

Sipas burimeve të nova.rs, ai është zgjedhur sot në atë pozitë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.

Në dy vitet e mëparshme ai ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe mandati i tij është shënuar me polemika të shumta.


Emri i tij nuk u lexua nga presidenti i SNS-së, Aleksandar Vuçiq kur shpalli përbërjen e kabinetit të Qeverisë së re të Serbisë, por as nuk e falënderoi për “bashkëpunimin e deritanishëm”, gjë që mund të tregonte se po e shijonte atë pozicion.

Para se të bëhej ministër i Policisë ka qenë ministër i Mbrojtjes, ndërsa para kësaj ka qenë në krye të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ai ishte edhe drejtor i ashtuquajturës Zyre për Kosovën.

Ligji për Agjencinë e Informacionit të Sigurisë e ndalon normalisht marrjen në punë të figurave partiake në BIA, por kjo nuk e pengoi qeverinë aktuale të emërojë në krye të këtij shërbimi Vulinin, i cili është edhe president i Lëvizjes Socialiste.

Më parë postin e drejtorit të BIA-s e kishte Bratislav Gashiq, zyrtar i lartë i SNS-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori