Pas shumë viteve, është zbuluar ditari i njeriut të dytë më të urryer pas Hitlerit në Gjermaninë naziste, Heinrich Himler.


h2

Ai ishte shefi i Gestapos dhe me vulën e tij janë shfarosur qindra e mijëra hebrenj.

h3

Himler i quante hebrenjtë me përçmim si “çifutë”. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar ditarin e tij me mbi 1.000 faqe.

h4

Shefi i Gestapos duket se ishte i pamëshirshëm. Himler shkruante në ditar: “Po shfarosim çifutët, një çështje e parëndësishme”.

Në ditar, Himleri shqetësohet më shumë për faktin se çfarë do të hajë vaktin tjetër, sesa për fatin e hebrenjve.

h5

Sipas historianëve, Himleri kishte një karakter tepër të çuditshëm, përcjell Shekulli.

Ai, nga njëra anë shfaroste njerëz, ndërsa nga ana tjetër ishte familjar i rregullt dhe e donte shumë vajzën e tij, Gudron. Këtë të fundit, Himleri e thërriste me përkëdheli edhe Pupi.

h6

Gjithsesi, Himleri ishte kryekasapi, që hartoi planin nazist për shfarosjen e 6 milionë hebrenjve.

Në ditar, gjithashtu është gjetur se ai ishte i pasionuar shumë pas miteve të racës ariane.

h7

Himler vdiq, pasi u arratis në maj 1945 nga Berlini, duke u maskuar si një ushtar i thjeshtë.

Karakteri i tij, sidoqoftë tregohet të ketë qenë burrëror. Kur u kap nga aleatët, Himler piu një kapsulë cianid, duke ndërruar jetë për pak sekonda.