Shoqata e Malazezëve të Kosovës, përmes një komunikate thotë se i ofron një mbështetje të fortë të transformimit të forcave të sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.
Sipas komunikatës së nënshkruar nga kryetari i kësaj shoqate, Slobodan Vujiçiq, përcjell Telegrafi, kjo mbështetje nga të gjithë, përveç serbëve, është një tregues i qartë që ka ardhur koha që Kosova të ketë ushtrinë e saj multi-etnike dhe me ndihmën e partnerëve strategjik në kohën e duhur të integrohet në familjen e vendeve euro-atlantike.
“Kosova dhe qytetarët e saj nuk duhet të jenë viktima të pikëpamjeve të një ose dy për qind të atyre që mendojnë ndryshe, kështu që politikat dhe praktikat e tilla duhet të ndalen. Siguria është e rëndësishme për zhvillimin e çdo vendi, sepse pa siguri nuk ka stabilitet dhe siguri. Nëse kjo nuk ekziston, atëherë nuk mund të ketë investime të huaja, punësim, përparim dhe zhvillim të shoqërisë”, thuhet në komunikatë.
Prandaj, shtohet më tej, “edhe pse ne nuk jemi një kategori kushtetuese duam të bëjmë të qartë që malazezët mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës, i cili do tu shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon e cila është me rëndësi të madhe për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova