Në kohën kur në Serbi po mbahen protestat më të mëdha opozitare kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, ky i fundit ka filluar që të bëjë konspiracione e të infiltrojë edhe vendet e rajonit se duan dhe po punojnë në “rrëzimin” e tij.
Ai ka shkuar edhe më tutje duke thënë se këtë e duan shumë disa në Zagreb e Prishtinë.
Presidenti i Serbisë i ka bërë këto deklarata dje gjatë një interviste duke komentuar protestat që po mbahen nga opozita atje se ato nuk janë kundër tij, por kundër Serbisë.
Vuçiqi, sipas mediave serbe ka thënë se Zagrebi dhe Prishtina janë bërë bashkë, por edhe një pjesë e Podgoricës dhe Sarajevës.
“Zagrebi, një pjesë politike e Sarajevës, një pjesë politike e Podgoricës dhe Prishtina duan me çdo kusht të vijë deri të ndryshimi i pushtetit në Serbi”, ka thënë ai për median Pink.
Madje Vuçiqi ka thënë se Prishtina, Zagrebi dhe disa në Sarajevë e Podgoricë duan ndryshimin e pushtetit në Serbi.
“Po mendoni se ata po veprojnë ashtu sepse Serbia është e keqe? Pra që Prishtina dhe Zagrebi duan një Serbi më të mirë, më të përparuar… A besoni në këtë? Për ta do të ishte në interes të jetë ajo Serbi që nuk i mbron qytetarët tonë në Kosovë…., e cila nuk do të jetë konkurruese në rajon dhe e fundit në aspektin ekonomik në Ballkanin Perëndimor si në kohën e Boris Tadiqit”, ka shtuar presidenti i Serbisë.
Sipas tij, kjo është arsyeja se pse duan ta dobësojnë atë.
“Do të bëjnë gjithçka mundet që të bëhen gati për kohëra të tjera që do t’u përshtatej interesave të tyre”, ka shtuar ai.
Ndryshe gjatë së shtunës, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës