Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se pret hapjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër në Kosovë, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend, nga forcat e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi.
Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se Ura kryesore mbi Ibër – që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe – duhet të hapet plotësisht për qarkullim.
Aktualisht ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për makina, dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Presidenti serb ka pretenduar që figurat e reja serbe, që sipas tij, do të instalohen në Kosovë, “do t’i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë, dhe do të përpiqen t’i ndajnë nga Beogradi” dhe që ata t’i përgjigjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Më lejoni t’ju them menjëherë se nuk do të funksionojë”, ka thënë Vuçiq.
Partia më e madhe e serbëve në Kosovë është Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Kosovë, kanë thënë publikisht se nuk mbështesin hapjen e urës në këtë kohë.
Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Franca.
KFOR-i ka thënë disa herë në ditët e fundit se nuk do të hezitojë të veprojë nëse vëren veprime afër urës që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur të bëjnë inspektime për hapjen e urës dhe më herët gjatë javës kanë kontraktuar një kompani për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës, para hapjes për qarkullim të automjeteve.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për hapjen e urës, fillimisht më 2015, më vonë më 2016, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Hapja e saj është zvarritur disa herë, dhe faktori ndërkombëtar kërkon që kjo çështje të jetë sërish temë dialogu./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat