Mediat malazeze kanë raportuar gjatë ditës së djeshme se është krijuar shumica parlamentare për krijimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Duket se përbërja e përfolur në media nuk i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u ankua se pse nuk do të ketë asnjë serb në qeverinë e re malazeze, raporton rtcg.
“Të shikojmë të gjithë rajonin. Sot ka përfunduar formimi i Qeverisë së Malit të Zi. Më vjen mirë që boshnjakët kanë gjashtë ministri. Serbët asgjë edhe pse janë 30 për qind në Mal të Zi. Edhe kroatët me 0.9 për qind të popullsisë do të kenë ministër dhe jam i lumtur për këtë. Do ta kenë edhe shqiptarët, vetëm serbët nuk do ta kenë sepse do të jenë gjithmonë një ‘faktor shqetësues’”, tha Vuçiq.
Ndonëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare malazeze mund të priten vetëm në mesin e javës së ardhshme, disa media në atë vend kanë raportuar se pushteti i ri ekzekutiv tashmë është formuar me “Evropa Tani”, demokratët dhe përfaqësuesit e pakicave, të cilat do të përbëjnë shumicën parlamentare prej 41 deputetëve.
Kryeministër pritet të jetë Milojko Spajiq ndërsa zëvendëskryeministër do të jenë Branko Krvavac, Momo Koprivica, Ervin Ibrahimoviq dhe Nik Gjeloshaj.
Aleanca Shqiptare pritet të merr Ministrinë e Integrimeve Evropiane me kusht që Genc Nimanbegu të bëhet ministër, në të kundërtën, ai departament do t’i përkasë një tjetër liste shqiptare – Forumit Shqiptar, e cila do të mbulojë edhe Ministrinë e Administratës Publike, ku do të qëndrojë Marash Dukaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë