LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person në Viti për shkak të motiveve pronësore

Vritet një person në Viti për shkak të motiveve pronësore
Foto: Ilustrim

Një person në Viti ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, pas një përleshje fizike mes dy familjeve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 9:30.

Sipas tij një person ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.


“Rasti ka ndodhur në orën 9:30. Fillimisht ka qenë një rrahje dhe rasti është lëndim i rëndë trupor. Një person me lëndime të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga plagët që i ka marr nga mjetet e forta edhe përkundër ndihmës që i është dhënë në QKUK, nuk ka mundur të mbijetojë, dhe kemi konfirmimin nga QKUK se personi ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Katër persona janë arrestuar dhe rasti dyshohet të ketë motive pronësore.

“Katër persona të dyshuar janë arrestuar si të dyshimtë që kanë qenë të përfshirë në rrahje. Ndërsa dyshimet për këtë rast janë për motive në pronë”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori