LAJMI I FUNDIT:

Vritet kapiteni rus që komandoi nëndetësen me të cilën sulmoi Ukrainën

Vritet kapiteni rus që komandoi nëndetësen me të cilën sulmoi Ukrainën

Stanislav Rzicki, zëvendës shef i departamentit për punë mobilizuese, u vra, u njoftua në kanalet Telegram, Shot, Baza dhe Mash.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS konfirmoi raportet, duke cituar burime policore. Administrata e Krasnodarit ka konfirmuar për mediat se rrethanat e vdekjes aktualisht janë duke u hetuar, transmeton Telegrafi.

42-vjeçari Rzicki është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm teksa vraponte në afërsi të Olympus Arena në Krasnodar.


Sulmuesi qëlloi Rzickin katër herë “në shpinë dhe në gjoks” para se ai të zhdukej. Rzicki vdiq në vend. Për vrasjen e tij u hap një çështje penale.

Kanalet në Telegram raportojnë se Rzicki ishte kapiten i rangut të dytë.

Sipas bazës së të dhënave ukrainase Myrotvorets, ai “ka marrë pjesë drejtpërdrejt në pushtimin ushtarak të Ukrainës” dhe komandoi nëndetësen Alrosa, pjesë e Flotës së Detit të Zi.

Mediat ukrainase kanë përfshirë Rzicky në listën e kapitenëve të nëndetëseve ruse, të cilët sipas të dhënave të tyre kanë kryer sulmin në Vinicë më 14 korrik 2022, ku humbën jetën 27 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori