LAJMI I FUNDIT:

Vritet biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, ekzekutimi ndodhi në stilin mafioz

Vritet biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, ekzekutimi ndodhi në stilin mafioz

Biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Slavisha Kruniq, është vrarë nga një pritë që iu bë afër shtëpisë së tij në Banja Llukë.

Mediat lokale raportuan se ekzekutimi ndodhi në stilin mafioz. Njëri nga sulmuesit dhe një truproje i tij mbeten gjithashtu të vrarë.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar, që u identifikua pas vrasjes, ka të kaluar kriminale si dhe ka qenë 11 vite në burg për vjedhje.


Policia gjithashtu njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin tjetër dhe se është vënë në ndjekje të tij.

Motivi i vrasjes ende nuk është i qartë.

Kruniq ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës, përcjell rel.

Disa vjet më parë, Kruniç u ankua publikisht se ai ishte nën presion nga “dikush prej skenës politike” për të shitur bizneset e tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë e Hercegovinë tha se janë të tronditur nga “vrasja brutale e biznesmenit Sllavisha Kruniq”.

“Shprehim ngushëllimin tonë për familjen, kolegët dhe komunitetin e gjerë. Ne presim që autoritetet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hetuar krimin dhe t’i përgjigjen në mënyrë të duhur”, thuhet në një postim të ambasadës në Twitter.

Korrupsioni dhe krimi janë probleme të mëdha në Bosnje.

Organizata “Global Transparency International” e ka renditur Bosnjën midis vendeve më të këqija në Evropë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2018.

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori