Vriten të paktën 104 persona në sulmet me dron në Sudan

Të paktën 104 persona, përfshirë 43 fëmijë, kanë humbur jetën në disa sulme me dron në rajonin Kordofan në Sudan që nga 4 dhjetori, njoftoi të martën Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
"Jam i alarmuar nga intensifikimi i mëtejshëm i armiqësive", tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
Ai këtë e deklaroi duke iu referuar përplasjeve midis Ushtrisë së Sudanit, Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe Lëvizjes për Çlirimin e Popullit të Sudanit-Veri në Kordofan – një rajon që përfshin tre shtete në Sudan qendror dhe jugor, raporton reuters.
- YouTube www.youtube.com
Turku nuk dha detaje më specifike se kush është përgjegjës për sulmet me dron, të cilat, sipas tij, kanë goditur spitale, një kopsht dhe një bazë të OKB-së.
Konflikti mes tyre shpërtheu kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve për integrimin e RSF në ushtrinë kombëtare si një trupë e rregullt, si dhe për pjesëmarrjen në qeverisjen civile pas grushtit të shtetit të 2021‑s.
Luftimet janë të shpërndara kryesisht në zonat Khartoum, Darfur, Kordofan dhe Blue Nile.
Të tre palët përdorin edhe mjete moderne si dronë dhe avionë të vegjël, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme të mëdha humanitare. /Telegrafi/









































