LAJMI I FUNDIT:

Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)

Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)

Sulmuesi i armatosur i cili nisi një sulm me armë zjarri ndaj njerëzve në një koncert në Las Vegas duket se e ka bërë këtë duke përdorur një “mashtrim ligjor” që pothuajse kushdo mund ta bëjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumë njerëz kanë shtruar pyetjen se si Stephen Paddock arriti të përdorte armët e tij për kaq kohë të gjatë, duke shkrepur plumba në rreth 15 minuta.


Armët e shumta që ai nxori nga dhoma e tij e hotelit e lejuan atë të vriste të paktën 59 njerëz dhe të plagoste qindra të tjerë.

Sulmi në Las Vegas, kush është njeriu që në mes të shtënave i tregoi gishtin e mesëm sulmuesit? (Video)
Lexo po ashtu Sulmi në Las Vegas, kush është njeriu që në mes të shtënave i tregoi gishtin e mesëm sulmuesit? (Video)

Shpejtësia e këtyre të shtënave bëri që disa të sugjeronin që Paddock po përdorte armë automatike. Por pushkët automatike janë vështirë për t’u blerë në SHBA.

Në vend të kësaj, siç thuhet më tej, ai përdori një “pajisje speciale” në të paktën dy nga armët.

Siç thuhet më tej, është një shtojcë për armën që teknikisht e lejon që ajo të llogaritet si gjysmë automatike, pavarësisht se mund të përdoret për zjarr si një pushkë automatike.

Sulmuesi i Las Vegasit ishte “rrëzuar” në një hotel - mbeti pa asnjë qindarkë, edhe pse kërkoi 100 mijë dollarë dëmshpërblim! (Video)
Lexo po ashtu Sulmuesi i Las Vegasit ishte “rrëzuar” në një hotel - mbeti pa asnjë qindarkë, edhe pse kërkoi 100 mijë dollarë dëmshpërblim! (Video)

Kjo ka tërhequr vëmendje në vitet e fundit nga autoritetet. Por ato janë krejtësisht ligjore dhe rregullisht të disponueshme në shumë shtete.

Senatorja e Kalifornisë, Dianne Feinstein kishte ngritur këtë shqetësim, disa vjet më parë. Ajo kishte thënë se ishte e shqetësuar për shfaqjen e teknologjive të reja që mund të “shndërrojnë” armët e zjarrit për t’i bërë ato plotësisht automatike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Q3Ws9qu4rs0

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori