Vrasje në tentativë në Gjilan - shtatë persona përleshen me thika

Një përleshje mes shtatë personave ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lulishtja” në Gjilan, ku sipas policisë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, duke përdorur edhe mjete të mprehta – thika.
Si pasojë e përleshjes, të shtatë personat kanë pësuar lëndime trupore.
Pas pranimit të ndihmës mjekësore, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të lëndimeve të rënda, nga Spitali i Gjilanit janë transportuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit kompetent, pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga organet kompetente.
Nga
Telegrafi
14 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































