Ngjarja tragjike e mbrëmjes së 5 majit në Mitrovicë, tronditi tërë qytetarët e Kosovës. Ermal Kamberaj, i riu 24-vjeçar nga një familje e respektuar mitrovicase, u vra në vendin e tij të punës, në lokalin ‘Check In’ ku punonte si kamerier për të mbajtur veten dhe për të ndihmuar familjen e tij.
Kjo vrasje, si kurrë më parë, nxiti një reagim qytetar të mitrovicasve. Kështu, Shoqëria Civile organizoi një marsh protestues. Në të u dënua vrasja e Ermalit dhe u kërkua sundimi i ligjit, hapa efikas në parandalimin e dhunës dhe dukurive negative që rrezikojnë jetët e qytetarëve.
Në emër të këshillit organizativ të këtij marshi protestues, Gëzim Abrashi tha se është shqetësues fakti që pa u bërë një vit, në Mitrovicë u vranë tre të rinj.
Për këtë tragjedi nuk kanë munguar as reagimet e figura publike. Këngëtari Labinot Tahiri ishte i ftuar natën e 5 majit për të performuar në lokalin ku u vra 24-vjeçari.
“Sot, në shumicën e rasteve me dhjetëra persona po futen në lokale me armë në brez”, ka thënë ai. “Sinqerisht, ndjej keqardhje”.
Ndërkaq, moderatori i njohur mitrovicas, Fehmi Ferati, i cili e ka njohur së afërmi viktimën, thotë se ‘Loqkamani” (siç e quante Ermalin), ishte gjithmonë i buzë qeshur. Ferati, përmes një shkrimi uron që Ermali të jetë heroi i qytetit që duhet të ndryshojë.
“Ermal! Matrapazët, hajnat e analfabetët kërcënojnë me çdo gjë duke shkelur ligje e rregulla, e qytetarët e ndërgjegjshëm (e frikacakë) kanë vetëm një përgjigje: Këtu s’ka kurgjo, duhet me ik prej k’tuhit”, tha ai. ai. “Po si u fundos ky qytet kështu?! Ermal i dashtun të na bëhesh hero se ka me i ardhë fundi matrapazllëkut! Ose ikjes nga qyteti yt”!
Me këtë rast nuk ka munguar as reagimi i klubit të tifozëve mitrovicas, Torcida, pjesë e së cilës ishte dhe Ermali.
“Ermali ishe njeri nga ne! Prehu ne paqe”, kanë shkruar ata në profilin e tyre në Facebook.
Një mori reagimesh kanë ardhur edhe nga të rinjtë e Mitrovicës, e njëra ndër to është edhe Fjolla Spanca. Në një shkrim të saj, ajo ka shprehur dëshpërimin ndaj jetës, si rezultat i vrasjes së Ermalit. Për të Mitrovica është shndërruar në një provincë të armëve dhe njerëzve me interes. Sipas saj, ky qytet s’është më për Ermalin e shokët e tij njomakë, sepse është e “provincialit me kallash”.
“Ky s’asht qyteti që e kena dashtë! As shteti për t’cilin patëm luftu”, thotë ajo.
Analisti, Imer Mushkolaj ka reaguar duke thënë se kjo vrasje duhet të jetë alarmi i fundit për shoqërinë dhe institucionet përkatëse.
“Numri i madh i armëve ilegale në duar të njerëzve po e kthen Kosovën në një vend ku jeta vlen më pak se një vend parkimi”, ka thënë ai. “Të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të jetës së njeriut, e të mos harrojmë gjithçka shpejt, sapo të varroset viktima e radhës. Mos harroni, kemi përgjegjësi më të madhe, sesa vetëm të solidarizohemi me familjet e viktimave”!
Ndërkaq, avokati Musa Damati ka thënë se për raste të tilla, me kodin e ri penal, parashihet edhe shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm. Sipas tij, shqiptimi i këtij lloji të sanksionit penal mund t’i parandalojë veprat e tilla penale.
Të gjithë ata që e kanë njohur Ermalin e përshkruajnë si djalë punëtorë e të sjellshëm. Daja i tij ka qenë i ndjeri Faruk Spahija, kryetar në dy mandate i qytetit të Mitrovicës. Në një prononcim për media, daja tjetër i tij, artisti i fotografisë Fahredin Spahija, ka shprehur zhgënjimin e tij me organet e rendit.
“Këtyre organeve për faqe të zezë, siç janë shumica, është thënë se duhet dhënë kohë për të zbardhur rastin”, ka thënë ai.
Familja Kamberaj kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Ermali ishte fëmija më i vogël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë