Ligjet e miratuara në Kosovë parashohin dënime të ashpra dhe të rënda për çdo vepër penale të dhunës në familje. Mirëpo problemi qëndron në zbatimin e ligjeve dhe mbikëqyrjen e tyre.
Kështu vlerësojnë edhe avokatët të cilët kanë komentuar vrasjet e fundit të grave në vend nga bashkëshortët e tyre.
Avokatja Saranda Keqekolla – Sadiku në një prononcim për Telegrafin tha se nëse çdo profesionist do të bëjë punën si duhet dhe të jetë efikas, atëherë numri i vrasjeve të grave do të ishte më i ulët.
“Vrasje të grave nga bashkëshortët ka pasur edhe më herët por dallimi është se tani kemi shtet, kemi ligje dhe institucionet kompetente me njerëz të profilizuar për dhunë në familje. Mendoj se po që se çdonjëri prej tyre do ta bëjë punën si duhet, të jetë efikas, të trajtohen shpejt rastet, numri i vrasjeve të grave do të jetë më i ulët”, ka thënë Keqekolla-Sadiku.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/316969596_577618000835571_8845089350102271226_n-1.jpg)
Sipas saj, edhe me Kodin Penal të Kosovës dhe ligjin “Dhuna në familje” parashihen dënime mjaft të rënda.
Por, sipas saj problem është praktika gjyqësore, e cila nuk shqipton dënime aq të rënda.
“Kur kemi edhe lëndime të rënda apo vrasje, ato do të ndiqen penalisht për dy veprat dhe raporti familjar do të jetë rrethanë rënduese”, tha avokatja.
Dënimet për dhunën në familje, sipas saj deri tash kanë qenë të ulëta.
“Nga përvoja ime dënimet kanë qenë: 5 muaj me burg, 1 vit me kusht, etj, pra relativisht dënime të ulëta”, theksoi avokatja.
Ndërkaq, për rastin tragjik në QKUK, avokatja Keqekolla-Sadiku tha se nuk ishte e mjaftueshme vetëm urdhër- mbrojtja.
“Rasti i së mërkurës kur kemi një viktimë… ligjvënësi ka pasur kujdes të shtuar për fëmijët, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuar dhe nuk është e mjaftueshme urdhër mbrojte sepse ajo nuk të ofron mbrojtje fizike do të thotë është një vendim gjykate ku po që se viktima nuk e njofton policinë se kryesi i dhunës nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës, policia edhe nuk ka si ta dijë”, tha ajo.
Ndërkaq, Keqekolla-Sadiku po ashtu theksoi se duhet shikuar edhe se si është raportuar rasti në polici, dhe se sa është vlerësuar rrezikshmëria e rastit.
“Këtu duhet të shikohet se si është raportuar rasti në polici, sa është vlerësuar rrezikshmëria e rastit, si është marr vendimi që kryesi i dhunës në fjalë të mbetet në liri, dhe urdhër mbrojtja të jetë masë e mjaftueshëm, dhe po qe se ka pas lëshime nga institucionet atëherë duhet të merren masa ndaj tyre dhe personat kompetent të ndëshkohen në mënyrë që edhe institucionet të vetëdijesohen se pozita që mbajnë është e shenjtë, dhe për të duhet edhe të japin përgjegjësi e jo vetëm të zënë vendet e pozitat e tyre”, tha ndër të tjera avokatja, Saranda Keqekolla – Sadiku.
Edhe avokati Musa Damati për Telegrafin ka thënë se vala kriminale e vrasjeve ndaj grave në Kosovë është krim i papranueshëm dhe akt makabër i cili duhet të ndalohet.
“Vala kriminale e vrasjeve ndaj grave në Kosovë është krim i papranueshëm dhe akt makabër i cili duhet të ndalohet. Shoqëria duhet të bashkohet në luftën tonë të përbashkët kundër krimit, dhe të marrë mbështetje nga të gjitha segmentet shoqërore, duke ashpërsuar edhe politikën ndëshkimore kundër autorëve të krimeve të rënda. Kodi Penal për veprat penale të vrasjeve të rënda me paragrafët vijues përcakton sanksion penal nga së paku 10 vite deri në burgim të përjetshëm”, ka thënë Damati.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/100925895_268035301275746_6053440989903716352_n.jpg)
Ai theksoi se urdhri mbrojtës i cili lëshohet nga gjykatat në parim përbën kufizime të mjaftueshme për të siguruar jetën dhe trupin e viktimës së dhunës në familje.
Sipas tij, problemi dhe skandali qëndron në moszbatueshmërinë adekuate nga organet zbatuese të ligjit, pra jo profesionalizmi në zbatimin e urdhrit mbrojtës.
“Urdhri mbrojtës i cili lëshohet nga gjykatat në parim përbën kufizime të mjaftueshme për të siguruar jetën dhe trupin e viktimës së dhunës në familje, por problemi dhe skandali qëndron në moszbatueshmërinë adekuate nga organet zbatuese të ligjit, pra jo profesionalizmi në zbatimin e urdhrit mbrojtës, dhe mungesa e kapaciteteve për sundim të ligjit në Kosovë, po e shkatërron strukturën tonë të ndërtimit shtetëror dhe po krijon pasiguri të lartë te qytetarët e Kosovës”, tha ai duke shtuar se “ Mendoj se më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë për njerëz të zotë dhe të ndërgjegjshëm profesionalisht, të cilët e mbrojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht sundim të plotë të ligjit në Republikën e Kosovës”.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Neni 248 Dhuna në familje:
- “Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet.
- Kur çfarëdo vepre në Kodin Penal kryhet brenda marrëdhënies familjare, do të konsiderohet si rrethanë rënduese.
- Çdo anëtar i familjes që ushtron dhunë ose keqtrajtim fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik ndaj anëtarit tjetër të familjes së tij/saj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.
- “Marrëdhënia familjare” për nevojat e kësaj dispozite është në përputhshmëri me përkufizimin në nenin 113 të këtij kodi.
- Dhuna në familje, dhuna fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike, për nevojat e këtij kodi do të jetë e njëjtë siç është përkufizuar ne dispozitën e nenit 2, nën paragrafi 1.2. të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga Dhuna në Familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe