LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Valbona Nrecajt, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet ndaj tre pjesëtarëve të Policisë

Vrasja e Valbona Nrecajt, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet ndaj tre pjesëtarëve të Policisë

Vrasja e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj, nga bashkëshorti Pjetër Nrecaj, kishte tronditur opinionin.

Tash pas gati gjashtë muaj nga kjo vrasje, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për  keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu.


Ajo ka treguar se hetimet kanë filluar më datën 29 janar 2019.

“Inspektorati i Policisë së Kosovës ka ushtruar kallëzim penal ndaj tre pjesëtarëve të Policisë, dhe të njëjtin kallëzim e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore. Prokurori u rastit, menjëherë pas pranimit të kallëzimit penal me datën 29 janar 2019, ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj të njëjtëve nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”‘, ka thënë Shehu.

E ndjera Valbona Nrecaj kishte kërkuar ndihmën e Qendrës për Punë Sociale që t’i takonte fëmijët, por meqë ajo e kishte kërkuar shkurorëzimin, bashkëshorti ia kishte ndaluar nënës t’i shihte fëmijët.

Valbona Nrecaj së bashku me vajzën e saj të mitur, u vra me 7 gusht të vitit të kaluar, nga bashkëshorti i saj Pjetër Nrecaj.

Nrecaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori