Pas vrasjes së gazetares bullgare, Viktoria Marinova, eksperti për median i Fondacionit gjerman, Friedrich Naumann, Daniel Kaddik kërkon që BE të shohë më me vëmendje zhvillimet në Bullgari.
Deutsche Welle: Zoti Kadik a mund të flitet se vrasja e gazetares Viktoria Marinova lidhet me profesionin e saj apo është një rast kriminal?
Daniel Kaddik: Nuk mund të themi tani me saktësi se çfarë është. Policia ka thënë, se gazetarja është përdhunuar dhe vrarë brutalisht. Interesante është të theksohet, se e gjithë shoqëria civile bullgare menjëherë reagoi për këtë rast, dhe se në Bullgari nuk ka dyshim se mund të jetë eventualisht një vrasje e motivuar. Edhe nëse konstatohet se është një vrasje në një lidhje apo vrasje tjetër, ne duhet të themi se gjendja e medias në Bullgari është aq shqetësuese, saqë menjëherë mendohet se kemi të bëjmë me një vepër politike.
Ju e vëzhgoni prej kohësh gjendjen e medias në Bullgari. Pse ju duket kaq shqetësuese ajo?
Bullgaria në renditjen botërore të lirisë së shtypit renditet në vendin e 111-të. Jo vetëm në fund të renditjes në BE, por edhe të gjithë Ballkanit. Ka disa arsye: Nga njëra në letër kemi media të lira, por kemi një strukturë të fortë të centralizuar të pronësisë. Pak pronarë i kanë mediat nën kontroll. Nuk kemi një treg funksionues reklamash. Një pjesë e madhe e financimit bëhet me fondet e BE-së që jepen vetëm nga Këshilli i ministrave të BE. Kemi një vetëcensurë të fortë në media. Kësaj i shtohen rastet e shumta të korrupsionit, që përbëjnë një kërcënim të madh për gazetarët, veçanërisht ata investigativë.
Gazetarja Viktoria Marinova ka raportuar në emisionin e saj televiziv për një aferë të hulumtuar nga një platformë online. Fondacioni Friedrich Naumann e mbështet këtë faqe. A është e saktë?
Po vërtet ne punojmë me gazetarët e faqes Bivol. Kemi këtu në Bullgari një libër të zi, ku zbulojmë rastet e shpërdorimit të tatimeve dhe në këtë kontekst bashkëpunojmë me gazetarët. Njëri prej tyre Dimitar Stojanov është arrestuar para pak javësh bashkë me një koleg rumun në kontekstin e kërkimeve. Ata kanë hulumtuar në një rast të keqpërdorimit të fondeve të BE-së.
Daniel Kaddik, Leiter des Programmes für Südosteuropa der Friedrich-Naumann-Stiftung für die Freiheit (Friedrich-Naumann-Stiftung/Zdravko Yonchev)
Daniel Kaddik, drejtues i Zyrës se Fondacionit Friedrich Naumann në Sofje
Si i shihni në të ardhmen zhvillimet për median bullgare?
Në të vërtetë nuk pres shumë përsa i përket zhvillimit të lirisë së medias. Instituti Ndërkombëtar i Medias iu drejtua me letër të ashpër kryeministrit bullgar, Biko Borisov, ku paralajmëron për mbrojtjen e gazetarëve dhe më shumë liri të medias. Që nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE shohim një rënie të vazhdueshme të lirisë së medias. Nuk shoh zhvillime pozitive. Gjendja është kaq kritike, saqë ndërkohë Radioja Free Europë rikthehet në Bullgari.
Çfarë ndihme duhet t’u vijë mediave bullgare nga jashtë?
Nga Europa duhet parë mirë se ku shkojnë mjetet për financimin e medias. Duhet kërkuar një garanci e plotë e shteteve anëtare për lirinë e medias. Që do të thotë Bullgarisë i duhet kërkuar llogari. Dhe tjetra e më e rëndësishmja është që të krijohet një opinion publik europian. Ky rast doli në mediat ndërkombëtare dhe europiane, por me kaq mbetet një flakë kashte që do të shuhet pas një jave dhe më vonë nuk interesohet kush për Bullgarinë. Bullgaria si shtet anëtar duhet të jetë më shumë në fokus të opinionit europian, ndryshe nuk ndodh asgjë në drejtim të lirisë së medias dhe luftimit të korrupsionit./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?