LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbulohet zanafilla e konfliktit

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbulohet zanafilla e konfliktit

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë mbrëmjen e djeshme, ku dy persona, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, humbën jetën nga plagët e marra nga një incident me armë zjarri, e ka zanafillën disa kohë më parë.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamerierin dhe kuzhinierin. Si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën e arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri ditën e djeshme.


Të shtëna me armë në Velipojë, dy të vdekur
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në Velipojë, dy të vdekur

Mbrëmjen e djeshme, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, duke rezultuar në vdekjen e tyre në Spitalin Rajonal të Shkodër.

Sakaq, grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për sigurimin e provave dhe për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori