I marrë i pandehur dhe i kaluar për gjykim themeli për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva kërkoi sërish lirinë në Gjykatën e Lezhës.

Nën masa të rrepta sigurie, seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lurim Bulica rrëzoi kërkesën e portugezit dhe vendosi që ai të qëndrojë në burg.


Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor 2023 pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës dhe po përballet me drejtësinë shqiptare për akuzën “vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”, ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt.

Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes së dyshuar me motiv gjakmarrjen.

Edhe ndaj tyre është marrë vendimi nga Gjykata e Londrës dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri brenda pak javësh./rtsh