LAJMI I FUNDIT:

Vozitje 223 kilometër në orë në Tiranë (Video)

Vozitje 223 kilometër në orë në Tiranë (Video)

Policia shqiptare vazhdon aksionin e kontrolleve të shtuara në komunikacion, sidomos në rrugën ndërurbane Tiranë-Durrës. Këto kontrolle po bëhen jo vetëm gjatë vikendit.

Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 patentë shoferë për shejtësi tej normave të lejuara.

“Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASH për pezullim të Lejes së Drejtimit”, njofton Policia e Shtetit.

Policia shqiptare njofton se qëllimi nuk është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori