LAJMI I FUNDIT:

Voton Naim Fetahu i PDK-së në Podujevë: Zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme sesa ato nacionale

Voton Naim Fetahu i PDK-së në Podujevë: Zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme sesa ato nacionale

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar për të parin e komunës së tyre.

Fetahu pasi që ka votuar në shkollën fillore “Esat Mekuli” në fshatin Dobratin, tha se zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme sesa ato nacionale për qytetarët.


“Është një rast i veçantë e shpreh vullnetin e tyre qytetarët e komunës sonë. Zgjedhjet lokale janë të rëndësisë më të veçantë për qytetarët e komunës, sesa ato nacionale, sepse këto prekin drejtpërsëdrejti interesin qytetar të të gjitha kategorive, të rinjve, grave, burrave, pleqve, kategorive të dala nga lufta, biznesmenëve, ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në jetën e qytetarëve në punësimin, mirëqenien, shërbimet shëndetësore. Është rast i mirë që qytetarët e komunës tonë me votën e tyre të përcaktojnë njeriun që dëshirojnë t’i drejtojë komunën. Unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që të dalin në zgjedhje, të dëshmojnë një kulturë të jashtëzakonshme siç dinë me bë komuna jonë. Unë jam i sigurt që llapjanët dinë të votojnë, kemi dëshmuar edhe herave të tjera që jemi vërtetë të civilizuar”, tha ai.

Ai tha se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi.

“Me sa di deri tani procesi është duke rrjedhur mirë, me ndonjë lëshim të vogël po nuk është diçka që mund të ndikojë në procesin zgjedhor dhe besoj që gjithçka është duke shkuar në rregull dhe uroj të vazhdohet edhe më tutje me një qetësi dhe kulturë deri në përfundimin dhe prezantimin e rezultateve më vonë”, tha ai.

Në garë për të parin e Podujevës janë edhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së dhe Nexhmi Rudari i LDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori