LAJMI I FUNDIT:

Votoi Ekrem Hyseni, fton qytetarët e Podujevës të dalin të votojnë

Votoi Ekrem Hyseni, fton qytetarët e Podujevës të dalin të votojnë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në një qendër të votimit në Batllavë.

Ai ka ftuar qytetarët e Podujevës që të kryejnë obligimin e tyre qytetar dhe dalin e të votojnë.

“Dolëm dhe kryem obligimin tonë qytetarë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. Qenka një ditë e mirë, mbrëmja do të jetë edhe më e mirë. Ka pasur entuziazëm, ka pasur përkrahje e di që do të jetë një rezultat i mirë. I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për me tregua vullnetin aty ku e kanë mundësinë, kështu fuqia e tyre është në votën e tyre dhe këtë fuqi mos ta lënë pa e shfrytëzuar”, ka thënë Hyseni.