LAJMI I FUNDIT:

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është sot në rend dite, në kuadër të agjendës së sesionit pranveror.

Besnik Tahiri, pjesë e delegacionit të Kosovës ka shkruar se këto ditë janë historike për vendin tonë.


Në platformën “X”, ai shkruan se në ora 16:00 do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku raporti i Dora Bakoyannis duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve prezentë, transmeton Telegrafi.

“Të martën, më 16 prill 2024, mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare. Ky sesion pranveror i Asamblesë Parlamentare i Këshillit të Evropës është i një rëndësie historike. Këtë ditë, diku rreth orës 16:00, do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë sesion do të diskutohet raporti i znj. Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë”, shkruan ai.

Gjithashtu, një diskutim tjetër lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të zhvillohet nga ora 10:30.

Për t’u aprovuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet shumica prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Telegrafi raporton se sipas agjendës së publikuar afati për paraqitjen e ndonjë amendamenti ka përfunduar të hënën, më 15 prill në ora 10:00.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti javë më parë në një intervistë për Telegrafin duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme që gjithë procesi të përfundojë më sukses me të gjitha grupet parlamentare dhe institucionet tjera.

Gjithashtu, Ahmeti sqaroi se faza e tretë është kur Asambleja Parlamentare me votimin e 16 prillit i dërgon një opinion Komitetit të Ministrave.

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

“Komiteti i Ministrave më 24  prill të vitit të kaluar i ka kërkuar opinion Asamblesë Parlamentare. Themi çfarë mendoni për anëtarësimin e Republikës së Kosovës? A i plotësojnë standardet? Këtë opinion e ka ndërtuar raporti i juristëve eminent dhe raporti i zonjës Bakoyannis. Pra, Komiteti i Ministrave e merr këtë opinion prapa dhe vendos se çfarë do të bëjë tutje. Në asnjë rast, Komiteti i Ministrave nuk ka vendosur në shpërputhje me rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, pra me rekomandimin e këtij opinioni”, tha ndër tjera ai.

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Lexo po ashtu Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Siç raportohet tani, 12 nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur – më pak se pakica bllokuese.

Ato përfshijnë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, pesë vendet e BE-së: Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, si dhe Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Megjithatë, jo të gjithë përfaqësuesit e këtyre vendeve mund të votojnë sipas pikëpamjeve politike, të shprehura nga kryeqytetet e tyre për Kosovën. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare.

Siç transmeton Rel, përfaqësuesit ukrainas, për shembull, do të kenë “një votë të lirë” dhe mund të ndodhë që vendet e tjera ta ndjekin shembullin.

Takimi Vuçiq – Macron, a do ta përdorë presidenti i Serbisë lobimin kundër Kosovës për anëtarësim në KiE?
Lexo po ashtu Takimi Vuçiq – Macron, a do ta përdorë presidenti i Serbisë lobimin kundër Kosovës për anëtarësim në KiE?

Ndryshe, para tri jave Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar raportin (draft-opinionin) e Dora Bakoyannis.

Raporti u miratua me 31 vota për, 4 kundër dhe një abstenim.

Raporti i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori