Për herë të parë në këshillat lokal të organizuara nga Komuna e Prishtinës, ka filluar të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë digjitale, i cili përbëhet përmes një softueri që ka ndërtuar komuna dhe i cili është pritur mirë nga qytetarët.
Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Vigan Kastrati ka thënë për KosovaPress, se ky është një hap i madh për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira.
“Kjo është një votim i cili kemi filluar tani për këshilla lokalë, është votim digjital i cili përbëhet përmes një softueri të cilin e kemi ndërtuar. Gjithashtu, është edhe një aparaturë të cilën vetëm se e kemi pasur në komunë edhe e kemi rishfryëtzuar për këtë metodë. E mira e kësaj është që qytetarët po i besojnë votimit digjital, kjo është një hap i madh në përgjithësi për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira. Kemi pasur edhe shumë kërkesa prej qytetarëve që besojnë se votimet e nivelit lokal apo qendrorë duhet me qenë në pjesën digjitale”, ka thënë Katrati.
Kastrati ka theksuar se nuk po ka probleme me qytetarët, vetëm disa incidente të vogla teknike.
“Rundi i parë ka qenë rreth nëntë, të cilët janë zgjedhur, tash i kemi rreth shtatë dhe jemi duke shkuar ende. Jemi në një tempo të cilën jemi duke mbajtur dy këshilla në javë dhe po planifikojmë që deri në fund të qershorit duhet t’i përfundojmë të gjitha këshillat të jenë të finalizuara..01:34 Nuk ka probleme, ka disa incidente të vogla, të cilat janë teknike”, ka theksuar ai.
Gjithashtu, ai ka paralajmëruar për një projekt të ri në bashkëpunim me USAID në Kosovë, të cilët janë duke e ndërtuar një aplikacion që do të jetë në shërbim të qytetarëve, përmes të cilit ata do mund të informohen rreth shfaqjeve artistike, informata për bashkësi lokale, për rrugë të mbyllura, gropa dhe përmbajte tjera të shumta.
Kastrati është shprehur se përmes këtij aplikacioni qytetarët do mund të komunikojnë në njëfarë mënyre me Komunën e Prishtinës, duke lënë komentet e tyre.
“Jemi duke e bërë tash një risi shumë të madhe në Kosovë. Jemi duke e ndërtuar aplikacionin, një aplikacion i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve është një projekt në bashkëpunim me USAID. Ka mbi tetë muaj që jemi duke e planifikuar avancimin, kemi mbajtur takime të ndryshme, në grupmosha të ndryshme dhe po bëhet gati, besoj që së shpejti do të del edhe në kërkim për një operator ekonomik i cili do ta merr për ta fuqizuar. Sipas planifikimit që kemi rreth dy muaj pritet që ky proces të përfundojë dhe të jetë në mundësi të shkarkimit prej qytetarëve.
Aplikacioni do të ketë shumë informata lidhur me kryeqytetin, duke filluar informatat për shfaqjet kulturore artistike, informata për bashkësitë lokale, informata edhe për çështje të gropave apo rrugëve të mbyllura për gjithçka. Është një aplikacion i cili në vetvete do të flet edhe me qytetarët, do të ketë një lloj komunikimi sepse deri tash ka munguar një komunikim pak më i madh mes komunës dhe qytetarëve…Po synojmë që të arrijmë t’i marrim komentet e qytetarëve dhe të kthehemi mbrapa me komentet tona”, është shprehur Kastrati.
Ky aplikacion pritet që të përfundojë brenda dy muajve./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri