LAJMI I FUNDIT:

Policëve, ushtarëve e zjarrfikësve u vonohen shtesat, ekspertët: Ministritë e bartin përgjegjësinë tek njëra-tjetra

Policëve, ushtarëve e zjarrfikësve u vonohen shtesat, ekspertët: Ministritë e bartin përgjegjësinë tek njëra-tjetra

Ministria e Financave ua ka ekzekutuar dje pagat zyrtarëve publikë për muajin mars. Por disa kategorive, përfshirë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, FSK-së, Shërbimit Korrektues dhe Zjarrfikësve, nuk u janë ekzekutuar edhe pagesat për punën gjatë ndërrimit të natës dhe për orët shtesë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës për shkak të angazhimeve shtesë janë ata që kryesisht edhe paguhen më shumë në këtë drejtim.

Por, të njëjtit një ditë më parë bashkë me pagën bazë të marsit nuk kanë marrë edhe pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë.


Ndaj vonesës për ekzekutimin e këtyre shtesave u ankua një natë më parë Sindikata e Policisë, duke thënë se policët në prag të festës së Bajramit, nuk e morën kanë marrë pagën e merituar.

Mosrealizimin e këtyre pagesave po e konsideron skandal njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha.

“Mos pagesa e orëve shtesë për zyrtarët policorë thënë më së buti është një mos një planifikimi duhur, për të mos thënë është një jo seriozitet i skajshëm i ministrisë respektive, dhe në vend të luajtjes ping pong të ministrive në mes veti duke bartë  përgjegjësitë, do duhej të koordinoheshin paraprakisht”, ka thënë Valdet Hoxha, njohës i çështjeve të sigurisë.

Përveç tyre, këto pagesa nuk janë realizuar as për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Sipas informacionit që kam nuk kanë dalë, për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, deri më tash nuk kanë dalë”, ka thënë Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatës në SHKK.

Një gjë të tillë ia ka konfirmuar televizionit edhe Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.

Ministria e Financave me anë të një postimi mbrëmjen e së premtes, largoi fajin nga vetja duke thënë që përgjegjësia mbi përgatitjen e listave të pagave, u takon secilës organizatë buxhetore përkatëse.

Njohësi i kësaj fushe, Adem Qorrolli thotë që fajet për këtë i ka pikërisht dikasteri të cilin e udhëheq Hekuran Murati.

“Ministri i Financave nuk ka çka e ndanë, në mes pagës dhe shtesa sepse ato i njeh ligji i punës dhe normal kur e fton Policinë më shku në veri me 12 ose 24 orë, sigurisht ti duhet të ndash buxhet para se ta thërrasësh. Kështu që kjo është një proklamim sepse zakonisht buxheti kur ndahet apo pagat dhe shtesat kalojnë me buxhet”, ka thënë Adem Qorrolli, ekspert e Ekonomisë.

I njëjti thotë që këto shtesa mund të paguhen edhe më vonë, por që janë vetëm vonesa të kota.

Në disa institucione, orët shtesë kompensohen edhe me pushime. Vonesat kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon "As kjo si paska 61"

Lajme
FSK shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

FSK shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

Lajme
Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Lajme
Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori