Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e Transparency Internacional në Kosovë, sot ka publikuar studimin më të ri “Pritja për drejtësi” i cili rithekson nevojën për kushte më të mira në gjyqësi dhe të angazhojë më shumë juristë për të zvogëluar numrin e lëndëve në gjykata.
KDI ofron këshilla ligjore për dëshmitarë, viktima dhe sinjalizues të korrupsionit, i cili shërbim gjatë gjithë vitit ka pranuar raporte të ndryshme nga qytetarët në lidhje me sistemin e drejtësisë në vend, e në veçanti me kohën që ata duhet të presin derisa çështja e tyre të merr epilog përfundimtar para organeve të drejtësisë.
Rastet që janë raportuar në KDI tregojnë që në gjykata vazhdon të mbetet një numër shumë i madh i lëndëve të vjetra e të pazgjidhura, madje edhe nga viti 1999.
Nëse një palë, qoftë në procedurë civile, penale, administrative apo ekonomike nuk e merr drejtësinë në kohë të arsyeshme, atëherë detyrohet t’i drejtohet mënyrave të tjera zgjidhjes së çështjeve të tyre.
“Mënyrat e tjera nënkuptojnë rrugët joligjore si mitdhënia dhe favorizimi, që në vete përbëjnë korrupsion”, potencoi Florent Spahija këshilltar ligjor në KDI.
E gjetura tjetër nga raporti është kostoja ekonomike që u shkaktohet palëve por edhe vet shtetit nga vazhdimi i pafund i gjykimeve për çështjen e njëjtë. Palët në këto raste dalin dy herë të dëmtuara, njëherë si taksapagues, pastaj edhe si palë në procedurë.
Visar Sutaj nga KDI theksoi që të gjeturat janë bazuar në hulumtimin e realizuar nga KDI dhe analizimin e statistikave të KGjK-së në lidhje me menaxhimin e lëndëve nga sistemi i drejtësisë.
Më tej, i njëjti shtoi se “sistemit të drejtësisë i duhen më shumë këshilltarë ligjorë dhe bashkëpunëtorë profesionalë në mënyrë që të zvogëlohet numri i lëndëve dhe që qytetarët të marrin drejtësinë”.
Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agim Maliqi tha se për shumë rekomandime që janë ngritur në raport kanë filluar aktivitete konkrete, është rritur numri i gjykatësve në gjykata themelore për të trajtuar lëndët e natyrave korruptive, ndërsa parashihet edhe trajnimi i tyre.
Sa i përket llogaridhënies ai potencoi se ka gjëra që duhet përmirësuar, ndërsa theksoi se ligji i ri parasheh masa ndëshkuese më ashpra. P.sh gjyqtarët tani mund të shkarkohen për shkak të mosperformancës.
Arton Demhasaj, drejtori i organizatës Çohu tha që dënimi me kusht për lëndët e korrupsionit është nxitje e korrupsionit, ndërsa masat ndëshkuese për lëndët e korrupsionit është e ulët dhe shqetësuese për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai po ashtu vuri theksin te parashkrimi i lëndëve, si problem kryesor që vazhdon ta përcjellë punën e gjykatave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'