Viola von Cramon, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, ka mbajtur një fjalim në seancën plenare teksa ka folur rreth liberalizimit të vizave.
Ajo ka bërë thirrje që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi në të kundërtën “po humbim besimin e qytetarëve të Kosovës”.
“Nëse nuk i përmbushim premtimet tona, ne do të humbasim kredibilitetin dhe besimin. Është koha e duhur që Këshilli ta mbajë më në fund premtimin për liberalizim të vizave. Unë absolutisht ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, do të doja që Parlamenti Evropian të mund të vendos për këtë çështje”, pohoi ajo.
"If we do not fulfill our promises, we will lose credibility and trust. It is high time for the Council to deliver at last on the promise of visa liberalisation; I absolutely share the frustration of the citizens of Kosovo, I wished the EP could decide on this matter."
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 25, 2021
Raporti i saj në Parlamentin e Evropës gjithashtu inkurajon Kosovën të vazhdojë reformat e brendshme, transmeton Telegrafi.
“Raporti gjithashtu inkurajon Kosovën të bëjë më shumë përpjekje për çështje të ndryshme të brendshme dhe lokale. Midis tyre tema si ndryshimi i klimës, politika arsimore, dhuna me bazë gjinore, për të përmendur vetëm disa … Qeveria e Kosovës duhet të kalojë reformat dhe zbatojë ato vazhdimisht”, shkroi ajo në Twitter.
"The report also encourages Kosovo to make more efforts on various domestic and local issues. Amongst them topics like climate change, education policy, gender-based violence, just to name a few…the government of Kosovo has to pass the reforms and implement them consistently"
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 25, 2021
Gjithashtu ka pohuar se Kosova do të humbte shumë nëse nuk do të arrinte një marrëveshje me Serbinë.
“Të pyesësh se çfarë mund të fitojë Kosova nga dialogu është qasje e gabuar. Aktorët politikë në Kosovë duhet të pyesin veten se çfarë humbet duke braktisur dialogun. Kostoja e mundësisë për të mos pasur një marrëveshje është e lartë dhe askush nuk fiton asgjë nga status-quo”, tha ajo.
Ndryshe, Miroslav Lajçak, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, ka deklaruar sot se së shpejti mund të kenë një takim mes liderëve shtetërore të dyja vendeve. /Telegrafi/
"Asking what Kosovo can gain from the dialogue is the wrong approach. Political actors in Kosovo should rather ask themselves what is lost by abandoning the dialogue! The opportunity cost of not having an agreement is high, and no one gains anything from the current status quo"
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 25, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë