Volkswagen do të investojë dy miliardë dollarë, në rrjetin për mbushjen e makinave elektrike (Foto)

Në këto pika të VW, mund të mbushin bateritë edhe makinat e llojeve tjera
Zëvendësimi i pikave të tanishme për mbushjen e veturave, me ato që iu përshtaten makinave elektrike, merr kohë më shumë se zhvillimi dhe prodhimi i një EV – si dhe të bindurit e konsumatorit për ta blerë, transmeton Telegrafi.
Kërkohet të ndërtohet infrastruktura, njëjtë sikurse edhe për makinat me djegie të brendshme, që është përpunuar për shumë vite me radhë. Gjë që Volkswagen e di shumë mirë.
Raportohet se ky prodhues gjerman, do të investojë dy miliardë dollarë në projektin që njihet si Elektrifikimi i Amerikës – iniciativë për të ndërtuar pika për mbushje, në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, nuk do të ndërtojë gjithçka vet dhe rezultate nuk priten brenda një nate.
Si pjesë e marrëveshjet me autoritet federale, VW që po përpiqet të shmangë përsëritjen e Dieselgate, do të investoje miliardat, në katër cikle prej 30 muajve. Gjysmë miliardi i parë, parasheh ndërtimin e rrjetit me 484 super mbushës në 17 zona, gjatë vitit që vjen.
Deri më tani, vetëm 24 pika të tilla janë të hapura. Pastaj, nevojiten edhe dhjetë vjet tjera për ta përmbushur projektin.
Pasi të ketë përfunduar, projekti do të jetë në nivel të lartë, apo ta lë në hije rivalin kryesor Tesla, që ka shumë më pak pika.
Electrify America do të jetë i hapur për të gjitha makinat elektrike, jo vetëm ato të cilat i prodhon Volkswagen si VW e-Golf, apo Audi e-tron, versionet E-Hybrid si Porsche Cayenne dhe Panamera. Në të njëjtën kohë, rrjeti për mbushje i grupit Tesla, mund të shërbejë vetëm për makina nga kjo kompani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Fiat: Po përgatisim një tjetër Panda

A është kjo vetura e re e Jaguarit?

Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës