Ekspertët e tregut të veturave elektrike pohojnë se rënia e kërkesës në Evropë, është ndikuar pjesërisht nga politika më e fundit e çmimeve e zbatuar nga kompania amerikane Tesla.
Sipas raporteve të mediave gjermane, punëtorët në fabrikën e Volkswagen në Emden, të cilët montojnë modelin elektrik ID.4, dhe së shpejti duhet të montojnë limuzinën elektrike ID.7 të prezantuar së fundmi, do të shkojnë në një pushim të gjatë të paplanifikuar këtë verë për shkak të reduktimit të dukshëm të kërkesës, transmeton Telegrafi.
Menaxhmenti i fabrikës mori vendim që fabrikat ku prodhohet ID.4 do të ndërpresin punën për gjashtë javë. Përveç kësaj, do të ketë vetëm një turn për dy javë, dhe 300 nga 1500 punëtorët e përkohshëm në gusht nuk do t’u vazhdohet kontrata, pasi prodhimi i ID.7, i cili duhej të fillonte në korrik, është vonuar disa muaj. Në të njëjtën kohë, prodhimi i modeleve Volkswagen me motorë me djegie të brendshme mbetet i pandryshuar.
Pavarësisht nga gjendja aktuale, gjigandi gjerman i automobilave njoftoi vitin e kaluar se do të investonte 1.1 miliardë euro në përshtatjen e fabrikës në Emden, e cila duhet të prodhojë vetëm vetura elektrike në të ardhmen e parashikueshme.
Volkswagen aktualisht prodhon modele elektrike në katër fabrika në Gjermani (Emden, Hanover, Dresden dhe Zwickau), dy fabrika në Kinë dhe dy fabrika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave që përfshin disa njësi të RAV4 Prime
Mercedes AMG SL63 duke lëvizur me shpejtësi prej 328 kilometra në autostradat e Gjermanisë
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit