Volgograd Arena, Volgograd

Kapaciteti: 45,568
Hapur: 2018
Klima: Mesatarja më e lartë 28 shkallë celsius dhe më e ulëta 16 shkallë celsius me 40 gjasa për rreshje shiu.
Distanca e përafërt me Moskën: 941 kilometra
Një tjetër stadium i ndërtuar për qëllime të Botërorit, Volgograd Arena është ndërtuar në tokën u është demoluar Stadiumi Qëndror, i cili ka qenë aty nga viti 1958. Me eksterierin tejet interesant dhe kulmin e lidhur, është një prej vendeve që duhet vështruar. Sipas faqes zyrtare të FIFA-s, mënyra e veçantë si është ndërtuar kulmi i stadiumit me kabllo ngjashëm sikurse në një rrotë të bicikletës, e bëjnë këtë arenë me elemente shtesë në pjesën ajrore”.
Pas Botërorit, stadiumi do të reduktohet në 35 mijë ulëse dhe do të bëhet shtëpia e re e klubit rus Rotor Volgograd.



























































