LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushët tuaj kanë probleme me imunitetin? Kemi super-zgjidhje natyrale

Vogëlushët tuaj kanë probleme me imunitetin? Kemi super-zgjidhje natyrale

Metoda e cila nuk mund të dëmtojë.

Preparati u është dedikuar fëmijëve të cilët me ditë të tëra i mundon kolla, duke liruar njëkohësisht tinguj të pakëndshëm nga mushkëritë, transmeton Telegrafi.

Një gotë e këtij lëngu do t’i lirojë fëmijët nga jargët, por njëkohësisht edhe do të përmirësojnë imunitetin.

Nevojiten:

– 1 filxhan tërshërë të qëruar
– 1 filxhan sheqer
– 1 filxhan ujë

Tërshërën e larë qiteni në tenxhere bashkë me gotën e ujit dhe të sheqerit. Lërini përbërësit që të vlojnë disa minuta.

Kullojeni nga tërshëra dhe përgatitni masën në enë qelqi, mbajeni në frigorifer.

Nga kjo përbërje do të keni lëng të mjaftueshëm për pesë ditë.

Çdo mëngjes në lukth të zbrazët jepjani fëmijës nga një gotë e vogël lëng, përsëriteni këtë proces 40 ditë dhe problemet me ftohjen dhe imunitetin do të jenë vetëm një e kaluar. /Telegrafi/