LAJMI I FUNDIT:

VMRO – diaspora…!

Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë ishin edhe një dështim plus për demokracinë e këtij vendi. Maqedonia në vend që të përgatitet me kapacitetet e saja politike, juridike e ekonomike për të qenë një shtet funksional nga aspekti i implementimit të demokracisë, ajo vetëm se po ngec në këtë proces. E gjithë euforia dhe rruga e cila ndiqet vazhdimisht prej te politikanët, e deri tek eshaloni më i ulët në vend, është ngecje dhe mungesë e demokracisë. Të gjithë duam një Maqedoni më demokratike në Ballkan, por askush nuk punon për këtë dëshirë. Ndërsa, Maqedonia, reklamohet si demokratike gati më shumë sesa që reklamohet Turqia.

Turqia me një implementim dhe segmentim të thellë të demokracisë, vazhdimisht sulmohet nga instancat ndërkombëtare si një shtet që nuk ekziston demokraci në të, ndërsa Maqedonia nëpër të gjitha raportet ndërkombëtare askund nuk përmendet për mungesë demokracie, por gjithmonë kundërshtohet nëpër pika dhe sfera tjera. Nga kjo shihet që të gjitha vendimet e organizatave ndërkombëtare janë politike dhe shumë arbitrore. Nuk është habi aspak, që Maqedonia të futet në Bashkimin Evropian shumë më shpejtë sesa Turqia….!!!


Me gjithë gëzimin e shqiptarëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë dhe futjes edhe të diasporës në procesin e votimit, shohim rezervat e qeverisë Gruevski që në rast dështimi të ndryshoj qasjen ndaj Kodit Zgjedhor dhe jo ndaj zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të këtij vendi. Sipas rezultateve pas zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Maqedonisë, del që qytetar të dytë dhe të tretë në Republikën e Maqedonisë janë pozita e VMRO-së pasi që janë detyruar të ikin jashtë Maqedonisë për të kërkuar një jetesë më të mirë. Tre deputetët e mundshëm që dolën nga diaspora, dolën nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe asnjë deputet shqiptarë.

Shqiptarët në Maqedoni qenkan më të favorizuar sesa maqedonasit, paskan benificione më shumë sesa maqedonasit, prej katër anëtar të familjes secila familje kah pesë të punësuar. Ky është imazhi që dha Gruevski në këto zgjedhjet e parakohshme në R. M., me ndryshimin e Kodit Zgjedhor për votuesit e diasporës. Nëse analizojmë raportin midis diasporës së maqedonasve dhe shqiptarëve atëherë ky rezultat është qesharak dhe manipulim i vërtet. Në një takim në Prizren, me kryetarin e shtetit të Republikës së Kosovës, kryeministri turk Erdogan tha se e ndjen veten edhe kryeministër të shqiptarëve: “Më shumë shqiptarë jetojnë në Turqi sesa në Shqipëri e Kosovë bashkë…”.

Nuk e di si është e mundur që ne shqiptarët e Maqedonisë të humbim vetveten kaq lehtë para propagandave të këtilla maqedonase. Ekzistojnë fshatra të ndryshme në Maqedoni me emra të tillë si: “Agino Sello”, “Umin Doll”,…, që qysh nga emërtimi tregohet se kanë qenë gjithmonë fshatra shqiptarë, ndërsa në to as për ilaç nuk e gjen edhe një shqiptar të vetëm. Ky është një proces i spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të ish-Jugosllavisë. Këtë të gjithë e dimë. Por, si është e mundur që diaspora e Maqedonisë të nxjerr tre deputet maqedonas dhe asnjë shqiptarë? Raporti i deputetëve të diasporës duhej të ishte krejt ndryshe. Në këtë rast maqedonasit nuk duhej që të nxirrnin asnjë deputet maqedonas nga diaspora, ngaqë përqendrimi i tyre është në Kanada, Australi e pak në Amerikën Veriore, ndërsa shqiptarë nga Maqedonia vetëm në Zvicër mund të nxirrnin katër deputet e më shumë.

Me qenë në rregull partitë politike shqiptare, pa hipoteka tek maqedonasit, ata, do të bëheshin unik dhe nuk do të njihnin këto zgjedhje si demokratike. Të gjithë do të bojkotonin Parlamentin e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë do të krijohej një krizë institucionale në vend. Hapi i dytë i veprimtarisë së pakënaqësisë së shqiptarëve të këtushëm do të jehonte përmes protestave të shumta në diasporë kundër padrejtësive në zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Maqedonisë. Por, për këto procese fatkeqësisht nuk po mendon asnjëra prej partive politike shqiptare, dhe në këtë mënyrë po na bëjnë me dije opinionit të gjerë se të gjitha kanë hipoteka tek partitë politike maqedonase që nuk kanë mundësi me ngrit zërin e tyre kundër padrejtësisë.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori