Organet përgjegjëse të drejtësisë janë duke vazhduar hetimet lidhur me atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi, i cili u sulmua para disa muajsh në hyrje të banesës së tij.
Prokuroria lidhur me këtë rast ka në plan të marrë në pyetje disa persona të tjerë për të cilët dyshohet se kanë qenë të involvuar, e për të cilët thuhet se janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
I dëmtuari në këtë rast, Vllasi thotë se është në dijeni se në sulmin ndaj tij janë të përfshirë anëtarë të partisë së Visar Ymerit.
Sipas tij, dy ditë para se të ndodhte rasti, njëri nga ta edhe i ka telefonuar pasi që e njihte dhe po i njëjti është i dyshuar.
“Unë e kam marr vesh se më së paku tre persona të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë të involvuar dhe i kanë ndihmuar këtij personi që më ka ardhur në derë. Me njërin u thirr vet ai, tha më ka dërguar filani i cili dy ditë përpara më pat thirr në telefon sepse e njoh. Ai është i Vetëvendosjes, ndërkaq ky tjetri Sadri Ramabaja është poashtu i Vetëvendosjes, kurse emri i personit të tretë nuk e di”, ka treguar ai në një bisedë për Indeksonline.
Vllasi thotë se për të njëjtit dyshohet se e kanë përpiluar listën prej rreth 20 personave e të cilët duhej të eliminoheshin.
Ai thotë se nuk e ka as idenë më të vogël se pse është planifikuar sulmi ndaj tij.
“Prokurori i kësaj lënde ka në planë me i marrë në pyetje disa persona për të cilët ka prova se kanë qenë të involvuar në këtë aktivitetet kriminal lidhur me përpilimin e listës prej 20 personave. Njëri prej tyre tashmë veç dihet që është Sadri Ramabaja, pasi që ai është lajmëru vet, është deklaru sepse e ka thirr Prokuroria. Unë ma tepër nuk di, porse këta të LVV-së nuk janë të thirrur si dëshmitarë por si të dyshuar, të involvuar”, ka shtuar Vllasi.
Ndryshe, po bëhen gati 5 muaj që kur avokati Vllasi u pati qëlluar me armë zjarri në banesën e tij dhe atentari ndaj tij ishte vetëm fillimi i realizimit të planit. /Indeksonline/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me 5 vjet burg për korrupsion
Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën