Vlerësimet e lojtarëve, Sampdoria 0-2 Juventus: McKennie më i miri, Ronaldo më i dobëti
Juventusi ka arritur të mposht Sampdorian si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Ndeshja mes Sampdorias dhe Juventusit doli të jetë e fortë me të dy skuadrat që luftuan fortë nga fillimi deri në fund.
Federico Chiesa dhe Aaron Ramsey shënuan golat për Juventusin në këtë ndeshje.
Lojtari më i vlerësuar doli të jetë Weston McKennie me notën 8.0.
Juan Cuadrado dhe Rodrigo Bentancur ishin lojtarët tjerë që u vlerësuan më lartë.
Më i dobëti te Juventusi ishte Cristiano Ronaldo me notën 6.7.
Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 39 pikëve, shtatë më pak se Milani, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Notat e lojtarëve te Sampdoria
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































