Vladi shënon gol, Rashica dhe Muçi protagonistë te Besiktasi - turqit futet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës

Besiktasi triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 5-1 në duelin e kthimit ndaj Luganos, duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës. Protagonistë në këtë përballje u shndërruar edhe Milot Rashica dhe Ernest Muçi, pasi të dy asistuan. Rashica u aktivizua titullar, teksa në minutën e 70-të, asistoi për golin e tretë të shënuar nga Rafa Silva.
Ndërsa Muçi e nisi sfidën nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 66-të, duke treguar për pak minuta vlerat e tij. Talenti shqiptar mundi të linte gjurmë në këtë duel, teksa në minutën e 92-të, “flirtoi” me golin, teksa gjuajtja e tij në hyrje të zonës, u ndal nga portieri kundërshtar dhe u shndërrua në asist për Salih Ucan i cili vulosi shifrat në 5-1.
Golin e vetëm për Luganon e shënoi sulmuesi shqiptar Shkëlqim Vladi.
🇪🇺 GOAL | vladi | Beşiktaş 1-1 FC Lugano#BJKvLUG | #UELpic.twitter.com/GIjvjeJDvg
— Alden (@DontTry97) August 29, 2024
Nga minuta e parë te zviceranët luajtën edhe Amir Shaipi dhe Uran Bislimi. Ndeshjen e parë Besiktas e kishte barazuar me rezultat 3-3. /Telegrafi/




















































