LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani suspendon Driton Gashin nga pozita e Sekretarit në Presidencë

Vjosa Osmani suspendon Driton Gashin nga pozita e Sekretarit në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka suspenduar nga detyra Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit.

Sipas vendimit që ka siguruar Telegrafi, Gashi është suspenduar me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Po ashtu, atij i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentet zyrtare të këtij institucioni.


Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Faton Peci, Shef i Kabinetit të ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës ka thënë se e ka zënë Driton Gashin bashkë me një agjent të AKI-së duke tentuar që t’i tërhiqnin dokumentet nga sefi i Zyrës së Presidentit.

Peci: Driton Gashin e kam zënë në flagrancë, donte t’i merrte dokumentet nga kasaforta në Presidencë
Lexo po ashtu Peci: Driton Gashin e kam zënë në flagrancë, donte t’i merrte dokumentet nga kasaforta në Presidencë

“Gashin bashkë një agjent të AKI-së i kam zënë në flagrancë duke sulmuar Presidencën. Është zënie në flagrancë sepse e kanë sulmuar institucionin. Sekretari i Zyrës së Presidentit [Driton Gashi] ka thënë në prezencë time se: Nuk lejoj që këto dokumente të bien në dorën e EULEX. Kur e kam prezantuar vendimin e Osmani që të nuk lejon të preket sefi, Gashi ka treguar mosbindje duke thënë se do t’i marrë dokumentacionet që janë në sef”,  kishte deklaruar Peci.

Pas deklaratave të Pecit, Gashi ka pohuar se sefi  në zyrën e Presidencës, nuk është hapur dhe se për këtë ka qenë i informuar kabineti i presidentes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Lajme
Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori