LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani-Sadriu në kërkim të çelësit që ia hap dyert e Presidencës

Vjosa Osmani-Sadriu në kërkim të çelësit që ia hap dyert e Presidencës

Presidenca nuk është një ambient i panjohur për Vjosa Osmani-Sadriun. Ajo i ka ngjitur shkallët e Presidencës për disa vite, njëherë si këshilltare e ish-Presidentit Fatmir Sejdiu e pastaj si ushtruese e detyrës së presidentes.

A do të jetë kjo ngjitje shkallësh, ngritja më e lartë në karrierën politike të Vjosa Osmani-Sadriut?

Zyra e Presidentit të Kosovës është në pritje të shefit të saj të ri, të gjashtit me radhë, që prej formimit të institucioneve të para të Kosovës.


Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga e Hashim Thaçi u zgjodhën njëri pas tjetrit në krye të shtetit të Kosovës, përmes negociatave të zorshme e kundërshtimeve të mëdha.

Ngjitja e shkallëve të Presidencës po del të mos jetë e aspak e lehtë edhe për pretendenten Vjosa Osmani-Sadriu, e cila dikur kishte një zyrë po në atë ndërtesë, si ish këshilltare e presidentit Fatmir Sejdiu.

Sot, ish ushtruesja e detyrës po ‘lufton’ që të bëhet Presidentja e VI e zgjedhur e Republikës së Kosovës, përmes negociatave të vështira me ish partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, që duket se do të jetë çelësi për hapjen e derës së Presidencës për të.

Më e pakta që asaj i duhet nga partia që e rriti politikisht është prezenca e pesëmbëdhjetë deputetëve të saj në seancën solemne për zgjedhjen e Presidentit.

Duartrokitjet e në rastin më të mirë lulet, në rast se ajo do zgjedhej, sigurisht se do të ishin përtej pritjes së saj.

Profesori i Shkencave Politike në UBT, Dritëro Arifi, thotë se LDK duhet ta analizojë mirë vendimin që do të marrë për mbështetjen ose jo të Vjosa Osmanin pasi ai do të ketë impakt tek votuesit e saj.

“Do të ketë një dialog më të gjerë me Vjosa Osmanin sesi do të sillet ajo tash e tutje nëse zgjedhet Presidente. Cili do të jetë qëndrimi i saj për dialogun, është me rëndësi pozicionimi i saj ndaj dialogut, po ashtu ndaj disa çështjeve të brendshme”, thotë Arifi.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Profesori Korab Sejdiu, thotë se do të ishte e dëmshme dhe me pasoja për vendin nëse shkohet sërish në zgjedhje.

“Duhet patjetër që në sallë të jenë, edhe nëse nuk votojnë, 2/3 e deputetëve. Mbetet për t’u parë zbatimi ose jo Aktgjykimi i Kushtetueses për zgjedhjen e Presidentit i cili obligon deputetët që të qëndrojnë në sallë”, thotë ai. /UBTNEWS/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori