Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, do të largohet nga kombëtarja afrikane, pas fundit të Kampionatit Botëror.

Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët egjiptianë të cilët gjenden në Rusi të akredituar.


Federata Egjiptiane e Futbollit ka vendosur të mos e rinovojë bashkëpunimin me teknikun argjentinas, pas zhgënjimit në “Rusi 2018”.

GettyImages 975169874 Cuper (Getty Images)

Egjipti  ka humbur nga Uruguait dhe Rusia, ndërsa e kanë edhe një ndeshje me Arabinë Saudite.

Pikërisht ndeshja ndaj arabëve do të jetë e fundit për Cuper si trajner i Salahut me shokëve të tij.

GettyImages 939079172 1 Hector Cuper nuk do të jetë trajner i Egjiptit (Getty Images)

Cuper është trajneri i parë që do largohet shkaku i rezultateve të dobëta në Kampionatin Botëror.

Julen Lopetegui ishte shkarkuar para se të fillojë Kampionati Botëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app