Vjen reagimi i Ibrahimovicit pas përplasjes së ashpër me Lukakun - a bëri fyerje raciste?

Zlatan Ibrahimovic ka reaguar rreth akuzave se ai ka bërë fyerje raciste kundër Romelu Lukakut, duke mohuar se bëri një gjë të tillë.
Përplasja e dy lojtarëve ndodhi në takimin mes Milanit dhe Interit në Kupën e Italisë, derisa gjyqtari ndëshkojë të dy me kartonë të verdhë.
Por, Ibrahimovic ka mohuar të ketë bërë fyerje raciste në drejtim të Lukakut, duke shtuar se në fjalorin e tij nuk ekzistojnë ato fjalë.
“Në botën e ZLATAN nuk ka vend për racizëm. Ne të gjithë jemi të një race – të gjithë jemi të barabartë. Ne të gjithë jemi LOJTARË, disa më të mirë se të tjerë”, ka shkruar suedezi në Twitter.
Ibrahimovic u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në fund të pjesës së parë, mirëpo kjo nuk e kishte qetësuar atë.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































