Është publikuar versioni për fëmijë i serialit të pëlqyer televiziv "O Sa Mirë Kids".

Episodi i 24 me radhë, i sjell protagonistët e vegjël në skena që nxisin të qeshura te publiku i gjerë.


Me raste mysafirë në versionin për fëmijë janë edhe yjet nga hit seriali i popullarizuar, "O Sa Mirë".

Për më shumë, Ernest Zymberi (i njohur për karakterin e Llukmanit) e shkruan skenarin dhe e bën regjinë e serialit.

Shikuesit mund ta ndjekin episodin e ri në videon e mëposhtme, e cila është publikuar në faqen zyrtare të serialit në YouTube. /Telegrafi/