LAJMI I FUNDIT:

Vjen çudia e madhe nga Superiorja e Shqipërisë, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq dy futbollistë ende pa filluar ndeshja

Vjen çudia e madhe nga Superiorja e Shqipërisë, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq dy futbollistë ende pa filluar ndeshja

Xhiro e 23-të në Superiorën e Shqipërisë ka startuar ditën e djeshme, ku dy klubet kryeqytetase e kanë nisur me fitore.

Partizani ka mposhtur Kukësin 5-0, derisa Tirana mori tri pikë nga udhëtimi te Teuta 0-2.

Ditën e sotme në program janë tri sfida të tjera si Kastrioti – Skënderbeu, Laçi – Egnatia dhe Vllaznia – Dinamo.


E në sfidën që po zhvillohet në Krujë mes Kastriotit dhe Skëndereut, ka ndodhur një gjë që nuk shihet shpesh në futboll.

Ende pa filluar ndeshja, gjyqtari kryesor Juxhin Xhaja ka përjashtuar dy futbollistë me kartonë të kuq nga ndeshja.

Ka qenë një moment tensioni mes Bekim Didës së vendasve dhe Melos Bajramit të mysafirëve në tunel para se ekipet të dalin në fushë.

E gjyqtari kryesor vendosi që t’i përjashtojë të dy nga ndeshja ende pa filluar takimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori