Vjehrri italian vret nusen shqiptare

I moshuari, vjehrri i shqiptares është një 86 vjeçar italian. Nga të dhënat e para mësohet se i moshuari prej kohësh nuk shkonte mirë me nusen e tij shqiptare.
Grindjet mes tyre kishin kohë që kishin nisur. Pasi ishin zënë sërish, pasditen e sotme, 86-vjeçari ka pritur që ajo të kthehej dhe e ka qëlluar përpara dy fëmijëve të saj, njëri 16 dhe tjetri 6-vjeçar, shkruan NOA.
Me armën e tij, një pistoletë të kalibrit 765, ai ka qëlluar nusen një herë duke e marrë shenjë në shpinë, por që fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur. Herën e dytë plumbi e ka kapur në krahë duke e plagosur.
Menjëherë 86-vjeçari është arrestuar nga karabinierët ndërsa gruaja është dërguar në spital për përkujdesin e duhur mjekësor./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































